
Një vizitë kulturore në Shqipëri duhet të nisë detyrimisht nga qyteti i Korçës, të paktën sipas banorëve të qytetit më të madh juglindor.
I konsideruar si një djep kulture në vendin tonë, Korça mund të ofrojë sot disa atraksione të mëdha turistike, siç zbuloi edhe emisioni i pasdites në Top Channel.
Prej kohësh është krijuar përshtypja se në Shqipëri janë të pakta komunitetet që kanë eksportuar kaq shume kulture sa korçarët.
Për të vërtetuar këtë përshtypje, kamerat e Top Channel kaluan në fundjavë në shoqërinë e emrave dhe ngjarjeve më të rëndësishme që identifikojnë rrÑ‘zÑ‘ MoravÑ‘s, vendbanim i lashtÑ‘ nÑ‘ trevÑ‘n e fisit ilir tÑ‘ Enkelejve, vendi ku në mesin e shekullit te 18-të, hapi dyert Akademia e Voskopojes.
”Korçën e shoh me syrin e fëmijës dhe të rriturit, e shoh si një qytet që ka patur shumë vlera dhe që vazhdon të mbijetojë falë tyre”, deklaroi një prej qytetarëve më të njohur të qytetit, Vladimir Toroveci, njëri prej partizanëve të letërsisë, që në luftën e tij ekzistenciale ndaj një të kaluare të mohuar sjell lirikat e tij, poezi mendimtare, filozofitë refleksive që inspirohen prej fizionomisë së Korcës.
”Ne jetojmë së bashku me të vdekurit tanë, që kanë qenë të mirë e të fisëm, me mendësi europiane, që ka konsistuar në respektimin e ligjit, qytetarisë”.
Korçarët ndihen përgjegjës për imazhin e qytetit sot. Ai ndodhet në konflikt mes të shkuarës historike e kulturore e të tashmes praktike e te pluhurosur. Në qytet ndodhet Muzeu Kombëtar i Arsimit, në ndërtesën e shkollës së parë shqipe. E hapur më 7 mars 1887, në ambientet e tij ekspozohet historia e shkrimit shqip dhe botimet e saj.
”Kjo është një ndërtesë e shenjtë e Korçës dhe Shqipërisë, e them këtë sepse ka qenë një periudhë tepër e vështirë, kur vendi që u okupua nga Perandoria Turke dhe shqiptarët nuk kishin të drejtë të mësonin në gjuhën amtare. Ishte sakrifica e pasurisë dhe jetës së tyre”, shtoi Toroveci.
Korça konsiderohet si “panteoni” i letrave shqipe, pasi qyteti hodhi bazat e traditës filologjike. Në shekullin e 20-të, Korça falë figurave të saj skicoi fytyrën kulturore që njohim sot, me Asdrenin, poetin e dy periudhave, Dritëro Agollin, Kiço Blushin, Natasha Lakon apo Teodor Kekon.
Jonela Spaho, Doktore e Shkencave-Filologjike dhe pedagoge ne Fakultetin e Mësuesisë tregon për bazat e kësaj kulture:
”Asgjë nuk lind nga asgjëja. Tradita është gjithmonë diçka që përcakton ardhmërinë, një traditë e qëndrueshme që do të krijojë gjithmonë konture të ardhme të sigurta. Krijmtaria mbrohet nga drita e shpirtit, imagjinata e brendshme dhe e pakundërshtueshme”.
Dhe kështu mund të themi për Vasillaq Kolevicen, djalin e piktorit të njohur Dhimitraq Kolevica. Prej 35 vjetesh punon në baltë dhe qeramike, një kombinim i shkëlqyer i traditës familjare dhe pasionit që kultivuan tek ai Panairet e Qeramikes që mbaheshin në Korçë në periudhën e Pashkëve.
“Po të shikosh ka subjekte të ndryshme ku gjej frymëzim nga poezi të ndryshme dhe mendoj se kur e bën atë pa dashur apo rastësisht më vinin në mendje frymëzime të Omar Kajamit, Nolit, etj. Kajami ka një pjesë që i dedikohet punimit të argjilës, baltës, punon në dyqan të tij poçari, etj”.
Shumë gjëra që i përkasin Korçës duket sikur janë të lidhura pazgjidhshmërisht me historinë e kulturës sonë.
Piktura shqiptare në artin europian është e lidhur me pikturën e paraluftës së Dytë Botërore që u zhvillua në Korçë, sikundër fondi i muzikës së lehtë shqiptare nuk mund të kuptohet pa serenatën korçare.
Josif Minga përfaqëson qytetin në këtë pikë, me kompozimet e tij në Festivalet e Këngës, kinematografi dhe teatër:
”Zëri i të kaluarës na udhëheq e orienton. Shumë intelektuale e artistë, punë herë e dukshme herë e padukshme. Që këtu kanë dalë emra si Tefta Tashko, Mihal Ciko, të cilët vunë rininë e tyre në shërbim të kulturës”.
Kur vizitorët vijnë në Korçë në kërkim të imazhit tradicional, habiten që darkave, nëpër rrugicat e tij nuk ka serenata qejflinjsh. Megjithatë, në periferi mund të gjejnë traditën e gatimit dhe kuzhinën e pasur korçare, nga lakrori në saç e pijet e shijshme.
”Lakrori me arme, saç, kos me vezë, qepë e domate, spinaq apo lakrori i misrit janë specialitete të zonës”, thotë kuzhinieri Maqo. “I shërbejmë klientëve me mish të pjekur, me të gjitha llojet e mishit.
Në Korçë kemi pastërmanë e dimrit, fasulen, piperka me gjizë, lakra me domate dhe njerëz nga e gjithë bota vijnë këtu për t’i shijuar”.
Kjo është Korça, që në këta 20 vjet, në lufte ndaj gjymtimit të tranzicionit vazhdon të ruaje memorien e fresket. Përpiqet t`i rikthejë vehtes dinjitetin artistic, të ringjallë shpresën pasi të gjithë vazhdojnë ende t’i besojnë të shkuarës së saj të ndritur.
Top Channel