Jemen, superprotestë kundër Saleh në Sanaa
25/03/2011 09:35
Forcat e sigurisë jemenite janë duke u mbledhur në Sanaa për t’u përgatitur për t’u përballur me atë që opozita e ka cilësuar si protestën më të madhe në shesh që kur kanë filluar manifestimet kundër presidentit Saleh.
Presidenti është shprehur i gatshëm të lërë pushtetin brenda një viti, por demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e mënjëhershme të tij.
Opozita kërkon edhe një Kushtetutë të re, dorëheqjen e qeverisë dhe shkrirjen e shërbimeve të sigurisë së brendshme.
Top Channel