Japoni, tërmet me magnitudë 6.2 ballë
25/03/2011 14:30
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë është regjistruar në Japoni me epiqendër në ujërat e paqësorit në brigjet e prefekturës së Miyagi, në verilindje të vendit, në një thellësi 40 kilometra.
Sipas Japan Meteorological Agency (Jma), lëkundjet kanë filluar rreth orës 20:36 me orën lokale dhe janë ndjerë në të gjithë zonën e goditur ashpër nga tërmeti i 11 marsit të shkuar.
Autoritetet nuk kanë lëshuar asnjë alarm për tsunami.
Top Channel