Japoni, Fukushima mbetet e paparashikueshme
25/03/2011 13:45
Situata aktuale në centralin bërthamor të Fukushimës mbetet e paparashikueshme. Kështu është shprehur kryeministri japonez Naoto Kan.
“Po punojmë për të evituar që të mos përkeqësohet. Duhet të jemi shumë vigjilentë”, ka shpjeguar Kan, dy javë nga tërmeti dhe tsunami që ka shkatërruar verilindjen e vendit.
Operatori i centralit Tokyp Electric Power (TECPO) ka pranuar se operacionet për ftohjen e reaktorëve me ujë avancojnë shumë ngadalë.
Top Channel