Siri, mediat: 25 të vdekur në Daraa

24/03/2011 11:30

Shkon në 25 numri i viktimave mes rezidentëve të Daaraa, në jug të Sirisë, në vijim të shtypjes së forcave të sigurisë kundër manifestuesve anti-regjim.

Burime mjekësore siriane, të cituara nga televizioni al Arabiya, bëjnë të ditur se 25 kufomat gjenden në spitalin e qytetit.

Burime mediatike dhe dëshmitarë okularë kanë bërë të ditur vrasjen e djeshme të 15 rezidentëve nga forcat e sigurisë siriane, mes së cilëve edhe një vajzë, një grua dhe një mjek.

Top Channel