Rusi-SHBA, testime në centralet atomike

24/03/2011 21:50

Rusia dhe SHBA do të kryejnë shumë shpejt testime anti-stres në të gjithë centralet e tyre atomike.

Lajmin e bëri të ditur Sergei Kirienko, drejtuesi i “Rosatom”, Agjensisë Ruse për Energjinë Bërthamore.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e industrisë nukleare amerikane dhe me përfaqësuesit e Ambasadës Ruse në Uashington, Kirienko theksoi se dy vendet do të bashkëpunojnë ngushtësisht në këtë drejtim.

Kooperimi do të konsistojë në kontrollimin e standarteve teknike dhe bashkëpunimit reciprok të ekspertëve.

Dëmtimi dhe rrezatimi i shkaktuar nga centrali i Fukushimës në Japoni, pas tërmetit nëntë ballë që goditi vendin, ka krijuar një valë shqetësimi botëror, për gjendjen e sigurisë bërthamore në shtetet që mbështeten në këtë formë energjitike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA