Libi, dëshmi shokuese e ushtarëve

24/03/2011 20:35

Në Libi vazhdojnë luftimet e ashpra mes mbështetësve të Gaddafi-t dhe opozitarëve për kontrollin e qyteteve.

Por së fundi kanë dalë në dritë edhe dëshmi tronditëse të ushtarëve të kolonelit, të cilët thonë se janë detyruar të luftojnë me dhunë, në të kundërt u rrezikohej jeta.

“Nëse dikush refuzonte të qëllonte ekzekutohej në vend”, tregon një prej ushtarëve të rebeluar.

Këto vrasje bëheshin nga mercenarët, por disa emigrantë e mohojnë një gjë të tillë. “Nuk dimë asgjë, ne jemi këtu për punë. Ata thonë që jemi mercenarë, por s’është e vërtetë”, tregon një prej tyre.

Ndërkohë, lufta në Libi vazhdon, një avion ushtarak francez rrëzoi sot një avion të Gaddafi-t, ndërsa luftimet tokësore janë më intensive në Misrata.

Top Channel