Japoni, therri 7 persona, dënohet me vdekje
24/03/2011 11:50
Një person është dënuar me vdekje në Japoni për vrasjen me thikë të shtatë personave në 2008-n.
Lajmin e ka bërë të ditur kanali televiziv Nhk.
Përpara Gjykatës së Tokios, Tomohiro Kato, 28 vjeç, ish punonjës i një fabrike makinash, kishte pranuar përgjegjësinë e plotë për katastrofën.
Dhjetë të tjerë ishin plagosur nga gjesti i tij i dhunshëm.
Top Channel