Dy tërmete shtatë ballë godasin Burmën

24/03/2011 18:40

Zona veri-lindore e Burmës është tronditur pak më parë nga dy tërmete të magnitudës shtatë, sipas shkallës rihter.

Lajmin e informoi Instituti Gjeologjik Amerikan, i cili konfirmoi se epiqëndra ishte pranë kufirit me Laosin dhe Tajlandën. Lëkundjet janë ndierë edhe në Kinë e Vietnam.

Tërmeti i parë ishte veçanërisht i rrezikshëm, pasi ndodhi vetëm 10 kilometra në thelësi të tokës, ndërsa ai i dyti ishte 230 kilometra në thellësi.

Për fatin e mirë, zona ku dy tërmetet e fuqishëm goditën është shumë pak e populluar dhe banorët jetojnë në shtëpi primitive prej druri e kashte, prandaj edhe në rast rrëzimi ato nuk përbëjnë ndonjë rrëzik për jetën.

Megjithatë, dëmtime dhe disa të vdekur mund të ketë patur në kryeqytetin tajlandez të Bangkokut, lajmëroi BBC.

Top Channel