Berlusconi: Gheddafi të ndalet, më pas ndërmjetësim

24/03/2011 09:45

Gheddafi të urdhërojë ndalimin e zjarrit dhe më pas do të hapet një fazë e re ndërmjetësimi, është shprehur kryeministri italian Silvio Berlusconi për Corriere della Sera.

“Fundi i sulmeve nga ana e Kolonelit është kushti parësor për çdo ndërmjetësim. Më pas do duhet të hapet një fazë e diplomacisë. Italia nuk ka hyrë në luftë dhe nuk do të hyjë”, shton ai.

“Kemi marrë jo vetëm koordinimin e plotë të NATO-s për të gjitha operacionet e misionit, por edhe aplikimin e saktë të rezolutës së OKB-së”, theksoi Berlusconi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta