Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit
Me botën arabe “në flakë” dhe me revolta edhe në vende të tjera jashtë kësaj bote, prestigjiozja amerikane “Wall Street Journal” botoi në versionin e saj të printuar listën e regjimeve më të rrezikuar në botë.
Rendi nuk është i rastësishëm, pasi ai vjen sipas rrezikur të shembjes së regjimit. Siria renditet e para në këtë klasifikim, ndërsa Kina është shteti ku trazirat potenciale do t’i shkaktonin më pak kokëçarje autoriteve.
Siria – Revoltat kanë nisur tashmë. Edhe pse situata ekonomike nuk është aq katastrofike si në vendet e tjera arabe, manifestuesit janë lodhur nga pothuajse 50 vjet tirani dhe kërkojnë largimin e presidentit Bashar al-Assad.
Al-Assad beson se miqësia e tij me Iranin dhe mbështetja për çështjen palestineze do t’i sigurojnë popullaritetin e nevojshëm për të mbetur në pushtet, por duket se argumentime të tilla kanë humbur vlerë.
Bahrein – Një shtet i drejtuar nga një monarki kushtetuese, u detyrua të kërkonte ndihmën e Arabisë Saudite për të shtypur protestat. Megjithatë, pretendimet e popullsisë nuk mund të kënaqen. Ato nuk janë ekonomike, por fetare. Shumica shiite e popullsisë kërkon vetëm largimin e mbretit sunit.
Jemen – Të premten e shkuar, një protestë përfundoi me një masakër masive, ku 52 persona humbën jetën. Protestat e mëparshme kishin përfunduar në viktima, por shkalla e mizorisë së treguar nga forcat e regjimit tregoi se sa po lëkunden pozitat e presidentit Saleh.
Arabia Saudite – Vendi drejtohet nga një monarki absolute dhe ka njohur disa protesta sporadike. Regjimi është treguar i suksesshëm në parandalimin e protestave të brendshme, por Irani luan një rol aktiv në ngritjen e minoritetit shiit për të destabilizuar vendin më të madh eksportues të naftës në botë.
Marok – Në Marok po “farkëtohet” një lëvizje anti-qeveritare dhe pikërisht për të shmangur më të keqen, mbreti ka premtuar një seri reformash. Megjithatë, durimi i popullsisë ka arritur kulmin, ndërsa investimet nuk mund të rriten drastikisht.
Jordani – Jordania, ashtu si Arabia Saudite, i ka dalë mbanë frenimit të protestave të brendshme, por mbreti ka pranuar të ulet në tavolinë me opozitën për të shqyrtuar mundësinë e reformave kushtetuese. Stabiliteti i vendit do të varet shumë nga se kush do të dalë fitues midis ndikimit amerikan dhe lëvizjeve talebane.
Vietnam – Shteti komunist ka vuajtur së fundmi një rënie të dukshme të ekonomisë dhe rritje të papunësisë. Siç ka treguar përvoja në vendet komuniste, dështimi apo suksesi i regjimit varet pikërisht nga mirëqënia ekonomike.
Venezuelë – Republika autoritare e Hugo Chavez, shtyp prej kohësh liritë dhe të drejtat demokratike të njeriut. Ndonëse Chavez vazhdon të jetë shumë popullorë midis klasës së ulët në vend, një opozitë gjithmonë më e fortë elitare po formohet kundër tij.
Kinë – Pavarësisht rritjes astronomike ekonomike, papunësia në zonat rurale është veçanërisht e lartë. Megjithatë, duket e vështirë që një shkëndijë të provokojë një kaos, kjo sepse Pekini zyrtar po përmirëson politikat e tij të ndihmës sociale, në të njëjtën kohë që gëzon edhe mbështetjen e një prej shërbimeve sekrete më të efektshëm në botë.
Top Channel