
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Tripoli, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se tanqet e Gaddafi-t kanë vendosur në qendër të shënjestrës së tyre spitalin e qytetit të Misratës.
Më parë gjatë ditës, BBC kishte lajmëruar për rrethimin e qytetit nga forcat e kolonelit, ndërsa situata në bastionin e vetëm rebel në pjesën perëndimore të Libisë është ende e paqartë.
Pavarësisht bombardimeve aleate dhe shkatërrimit të kapaciteve ajrore të ushtrisë së rregullt, duket se trupat e Gaddafi-t vazhdojnë të kenë iniciativën e sulmit në qytetin që po reziston me vështirësi.
Snajperat e ushtrisë, të vendosur në rrethinat e qytetit me 300 mijë banorë, qëlluan vazhdimisht gjatë ditës trupa civile në Misrata, të zgjedhur në mënyrë rastësore.
Top Channel