
Opozita portugeze lajmëroi në parlament për tërheqjen e mbështetjes për strategjinë e qeverisë për nxjerrjen e vendit nga kriza, vendim që mund të shkaktojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Dita e nesërme do të jetë përcaktuse për fatet e qeverisë në parlament, pasi Kryeministri Jose Socrates ka deklaruar se do të japë dorëheqjen, nëse paketa e tij financiare nuk do të miratohet.
Nëse kjo do të ndodhë, Lisbona zyrtare do t’i drejtohet gjithmonë kërkesës së një huaje madhore nga Bashkimi Europian, duke u bërë vendi i tretë që do të pranojë zyrtarisht krizën, pas Greqisë dhe Irlandës.
Ngjarjet po ndodhin në prag të samitit të Brukselit, i cili pritet të miratojë një fond të përbashkët europian, për të gjithë ato vende që rrezikohen nga krizat ekonomike në të ardhmen.
Top Channel