Gedafi kontakton SHBA

23/03/2011 22:45

Mbështetës dhe të besuar të Gedafit po mundohen të vendosin kontakte diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Lajmi njoftohet për CNN nga disa zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Uashington të cilët saktësojnë se mes tyre është edhe kunati i liderin libia, Muamar Gedafi.

Ndërkohë, televizioni arab, Al Arabiya raporton se kazerma-bunker e Gedafit në Tripoli ndodhet sërish nën bombardimet e forcave të koalicionit.

Top Channel