SHBA, ndërron jetë ish-Sekretari i Shtetit
19/03/2011 13:25
Sekretari Amerikan i Shtetit në vitet 1993-97, Warren Christopher, humbi sot betejën me kancerin në moshën 85-vjeçare.
Christopher do të kujtohet si një prej diplomatëve më të aftë në historinë e SHBA, ndërsa ndihmoi për të vendosur paqe në Luftën e Bosnjes në vitet 1990 dhe negocioi lirimin e pengjeve amerikane në Iran, në vitin 1981.
”Dëgjimi i kujdesshëm është një armë e fshehtë”, deklaroi një herë ai gjatë një fjalimi. “Kam kuptuar kohë më parë se jam më i aftë të dëgjoj se sa të flas”.
Një ceremoni zyrtare funerali pritet të mbahet, për të nderuar këtë figurë të lartë të Uashingtonit, bashkëpunëtor dhe këshilltar i ngushtë i presidentit Bill Clinton.
Top Channel