
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe Kryeministri Britanik David Cameron u takuan pak më parë me presidentin francez, Nicholas Sarkozy, i cili hapi punimet e samitit të Parisit.
Kjo do të thotë se liderat e superfuqive botërore dhe të vendeve arabe kanë nisur të bisedojnë brenda dyerve të mbyllura për mundësinë e një ndërhyrje ushtarake mbi Libinë e përçarë nga lufta civile.
Një ditë më parë, një rezolutë e OKB-së i dha dritën jeshile imponimit të një zone ndalim-fluturimi në Libi dhe aprovoi çdo ndërhyrje ushtarake, me përjashtim të pushtimit tokësor.
Në një sfidë të hapur ndaj komunitetit ndërkombëtar, Gaddafi shkeli armëpushimin e deklaruar një ditë më parë, ndërsa forcat e tij janë duke pushtuar qytetin e Bengazit, të konsideruar si bastionin e rebelëve.
Më parë gjatë ditës, një avion ushtarak i forcave pro-Gaddafi u pa të rrëzohej gjatë luftimeve. Nuk është e qartë nëse ai u bë viktimë e ndonjë predhe të lëshuar nga rebelët apo nga ndërhyrja imponuese e NATO-s.
Top Channel