
Presidenti Amerikan, Barack Obama, do të nisë sot një tur pesë ditor në vende të Amerikës Latine, me synimin forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe të ndikimit amerikan në zonë.
Vizita e parë e Obamës do të jetë në Brazil, një partner madhor tregtar për SHBA-në. Ky do të jetë takimi i parë i presidentit me homologen e sapozgjedhur braziliane, Dilma Rousseff.
Pas vizitës në Brazil, udhëtimi zyrtar do të vazhdojë në Kili dhe El Salvador. Shtëpia e Bardhë shpreson të formojë vende të reja pune në SHBA, duke forcuar lidhjet ekonomike me vendet latine.
Lëvizja e presidentit Obama shihet edhe si pjesërisht elektorale, pasi do të ndikojë për të rritur popullaritetin e tij midis komunitetit të madh latino-amerikan, një vit përpara se të mbahen zgjedhjet presidenciale.
Top Channel