
Marina amerikane ka vendosur tre nëndetëse në Mesdhe për të përgatitur sulmet kundër Libisë.
Më herët, presidenti amerikan Barack Obama deklaroi nga Brazili se, Shtetet e Bashkuara janë gati të veprojnë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm italian, La Russa ka deklaruar se Italia ka vënë tashmë në dispozicion bazat dhe nëse do të jetë e nevojshme do të jenë të gatshëm avionët ushtarakë.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për katër avionë të tipit “Tornado”, në gjendje të shkatërrojnë radarë dhe baza raketash, si dhe për 6 avionë interceptorë, që mund të ngrihen në ajër për 15 minuta.
Sulmi i parë ndaj Libisë u krye pasditen e sotme në 16:45 me orën lokale, kur një avion luftarak francez, i shoqëruar nga 19 avionë të tjerë, goditi një automjet ushtarak.
Samiti i zhvilluar në Paris dha dritën jeshile për ndërhyrjen ushtarake, kundër të cilës doli vetëm Gjermania, e cila gjithësesi do të ofrojë ndihmë për aleatët.
Top Channel