Libia, samiti i Parisit: Ok ndërhyrjes

19/03/2011 16:25

Samiti ndërkombëtar në Paris i ka dhënë dritën jeshile ndërhyrjes ushtarake kundër Muammar Gaddafi-t në Libi.

“Sulmi do të kryhet në orët e ardhshme. Megjithatë, Gaddafi është ende në kohë për të shmangur më të keqen, duke plotësuar pa u vonuar kërkesat e komunitetit ndërkombëtar”, ka deklaruar presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Presidenti ka theksuar se dera e diplomacisë do të hapet sërish kur agresioni i kolonelit të ketë marrë fund dhe ka shtuar se vendosmëria e ndërkombëtarëve është e padiskutueshme.

Por nga ana e tij, Gaddafi ka paralajmëruar disa herë vendet e Perëndimit se, nëse ndërhyjnë ushtarakisht në vendin e tij, ai do t’u shkaktojë atyre ferrin.

Ndërkohë, avionë të shumtë ushtarakë francez të tipit “Rafael” po fluturojnë mbi Bengazi dhe në gjithë territorin libik, në kuadër të një misioni mbikëqyrës. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB