
Fuqitë botërore mendojnë se dhuna në Libi duhet ndalur, por megjithatë Gjermania nuk do të marrë pjesë në aksionet ushtarake.
Lajmin e ka bërë të ditur kancelarja gjermane Angela Merkel, në përfundim të samitit të Parisit që diskutoi mbi situatën në Libi.
Por ndryshe e mendon presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, i cili thekson se, “koha nuk pret”.
“Rezoluta e OKB-së duhet të zbatohet sa më shpejt. Nuk mund të shohim më masakra në Libi dhe të rrijmë duarkryq”, ka deklaruar ai.
Ndërsa presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, ka vlerësuar marrëveshjen e arritur në Paris dhe qëndrimin që ka marrë Italia lidhur me këtë cështje.
Ndërkohë, në Itali avionë luftarakë të tipit “Tornado” janë vendosur në qytetin e Trapanit, në Sicili, në gatishmëri për të ndërhyrë në Libi.
Në të njëjtën bazë kanë mbërritur edhe avionë-radarë të NATO-s, ndërsa danezë të tipit “F-16” janë vendosur në bazën ajrore të Sinelës, në Katania.
Top Channel