
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se ka nisur operacioni “Odisea e Agimit” për të shkatëruar artiljerinë kundërajrore libike.
Sipas informacioneve të fundit, përvec Shteteve të Bashkuara në këtë operacion janë përfshirë edhe Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Kanadaja.
Koalicioni, që është gati të godasë sistemet mbrojtëse të Libisë, në vecanti ato rreth Tripolit dhe Misuratës, ka rreth 25 anije dhe nëndetëse në Mesdhe, disa prej të cilave janë shumë pranë brigjeve libike.
Ndërkohë, Moska zyrtare ka shprehur hidhërimin e saj për ndërhyrjen ushtarake të huaj në Libi, pasi qeveria franceze njoftoi sulmin e një objektivi ushtarak.
Lidhur me këtë sulm, televizioni publik libik ka deklaruar se ai ka goditur shënjestra civile dhe jo ushtarake.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe ka deklaruar se avionët ushtarakë kanë bombarduar 4 herë dhe ka theksuar se sulmet do vazhdojnë derisa Gaddafi të respektojë rezolutën e OKB-së.
Top Channel