
Tanqet dhe trupat e kolonelit Muammar Gaddafi janë brenda qytetit të Bengazit, lajmëroi një korrespondent i BBC, i ndodhur në qytet.
Luftimet e ashpra të nisura që në mëngjes duket se po sjellin rikthimin e bastionit rebel në duart qeveritare, përpara se superfuqitë të vendosin më pas gjatë ditës mbi mundësinë e një ndërhyrje ushtarake në Libi.
Ndonëse Gaddafi deklaroi një ditë më parë për shpalljen e armëpushimit, lajmi duket se është injoruar tërësisht nga mbështetësit e tij.
Një avion u përplas në tokë rreth orës nëntë, por nuk është e qartë se kujt i përkiste dhe as se kush e goditi.
Mjeti u fotografua në flakë, pak sekonda përpara se të shpërthente në tokë, në perëndimin e qytetit me një milion banorë të Bengazit.
Sipas raportimeve të pakonfirmuara, ai mund të jetë një avion qeveritar i goditur nga forcat e NATO-s, pasi një ditë më parë OKB miratoi rezolutën që shpall ndalimin e fluturimeve mbi Libi.
Top Channel