Jemen, protesta një ditë pas masakrës

19/03/2011 13:55

Me mijëra njerëz kanë dalë sërish në rrugët e Jemenit, pavarësisht se një ditë më parë u vranë 52 persona, kur forcat e sigurisë qëlluan me breshëri mbi turmën e protestuesve.

Banorët e kryeqytetit Sana’a duken të vendosur për të sfiduar presidentin Saleh, i cili u shfaq në televizion pas masakrës për të lajmëruar për vendosjen e një gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Ndërkohë, dy zyrtarë të lartë të partisë drejtuese të vendin dhanë dorëheqjen, si pasojë e mosmiratimit të metodave të ashpra të përdorura nga Saleh, një aleat i rëndësishëm i SHBA-së në luftën kundër Al-Kaedës.

Jemeni është vendi më i varfër në botën arabe. Ai përballet me protesta për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe më shumë të drejta demokratike, por edhe me tendenca separatiste e një luftë kundër terrorizmit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta