Egjipt, pjesëmarrje masive në referendum

19/03/2011 13:40

Një pjesëmarrje masive është duke u regjistruar në referendimin për ndryshimet kushtetuese në Egjipt, informojnë mediat ndërkombëtare.

Në disa qëndra votimi me mijëra njerëz presin në radhë, të entuziasmuar nga ideja që për herë të parë në jetën e tyre po hedhin në kuti një votë që do të numërohet dhe do të ketë peshë reale.

Ndryshimet në referendum pritet të demokratizojnë jetën politike në vend, ndërsa fuqia e presidentit do të kufizohet.

Nëse amendimet kushtetutese do të aprovohen, mandati i presidentit do të shkurtohet nga gjashtë në katër vjet dhe do të përcaktohet që maksimumi ai mund të kandidojë dy herë. Gjithashtu, duhet të zgjidhet detyrimisht një zëvendëspresident.

Dy grupimet më të mëdha në vende, Partia Demokratike Kombëtare dhe Vëllazëria Muslimane e kanë mbështetur projektin, por jo disa aktivistë të rëndësishëm pro-demokratikë, të cilët kanë kërkuar ndërtimin e një kushtetute tërësisht të re.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta