Australi, vizitë e Princit William
19/03/2011 09:00
Princi William mbërriti sot në Australi për të vizituar zonat e shkatërruar nga përmbytjet e janarit dhe shkurtit, lajmëroi BBC.
Gjatë ditëve të fundit, trashëgimtari i kurorës kostatoi personalisht dëmet e shkaktuara nga një tërmet i fuqishëm, në qytetin neozelandez të Krisçërçit.
Australia u godit nga përmbytjet më të këqija të historisë në fillimin e vitit dhe ekonomia ende nuk është ripërtërirë nga dëmtimet prej disa miliardë eurosh që u shkaktuan.
Princi William pritet të vizitojë zonat e goditura dhe të pastrehët, ndërsa duhet të takohet edhe me Kryeministren e vendit, Zonjën Julia Gillard.
Australia është formalisht pjesë e kurorës së Britanisë së Madhe.
Top Channel