CIA fut Kosovën në web site-n e saj
18/03/2011 13:00
Shërbimi amerikan i inteligjencës, CIA, ka futur edhe Kosovën në faqen e saj të internetit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave kushdo që do të kërkojë informacione për shtetin e ri, do të mund të gjejë tek web site i CIA-s të dhëna mbi ushtrinë, historinë, ekonominë dhe shtrirjen gjeografike të tij.
Web site i shërbimit sekret më të fuqishëm të globit ofron të njëjtat opsione edhe për shtetet e tjera të botës.
Top Channel