Për rreth dy orë ish-Ministri i Transporteve dhe deputeti i PDK-së është marrë në pyejte nga prokurorët e EULEX për akuzën e krimeve të kryera gjatë periudhës së luftës.
Limaj i shoqëruar nga avokati i tij, Tom Gashi, la zyrat e prokurorëve pak minuta para mesnatës. Ai tha se është për respektimin e ligjit dhe se mbetet në cdo moment në dispozicion të prokurorëve, por nuk dha detaje nga marrja në pyetje prej prokurorëve.
“Jam në dispozicion të organeve të drejtësisë. Ligji duhet respektuar, gjatë gjithë kohës do të jem në dispozicion të prokurorisë”, tha zoti Limaj.
Gjatë gjithë kohës së marrjes në pyetje të Limajt, para ndërtesës janë grumbulluar dhjetra persona, familjarë, të afërm e mbështetës të deputetit të PDK-së dhe të luftëtarëve të tjerë të UCK-së.
Fatmir Limaj u vetëdorëzua para prokurorëve pas urdhër-arrestit të nxjerrë për të gjatë ditës së mërkurë ku akuzohej për krime gjatë luftës bashkë me disa luftëtarë të tjerë të UCK-së, përfshirë këtu edhe kreun e Policisë së Kosovës për Prizrenin.
Top Channel