Ministri i FSK-së, Agim Ceku ka deklaruar se arrestimet e 9 ish-luftëtarëve të UCK-së nga misioni EULEX janë sponsorizuar nga Serbia.

“Si ish-shef i shtabit të përgjithshëm të UCK-së dhe si cdo qytetar i Kosovës jam i shqetësuar për faktin se vazhdon ngritja e akuzave ndaj UCK-së. Po vazhdojnë përpjekjet e sponsorizuara nga Serbia për të njollosur luftën tonë të shenjtë e të pastër”, ka pohuar Ceku.

Ai është shprehur se arrestimet e fundit tregojnë se po harrohet fakti që në Kosovë është zhvilluar një luftë, ku pushtuesi ka qenë Serbia dhe clirimtari UCK-ja.

“Të gjitha këto janë përpjekje për të paraqitur Serbinë si viktimë. Por gjithë bota e di shumë mirë se kush është viktima dhe kush është agresori”, ka shtuar Ceku.

Top Channel