Britania është gati të bombardojë Libinë

17/03/2011 21:40

Forcat ushtarake të Britanisë së Madhe mund të bombardojnë brenda disa orësh Libinë, nëse rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të miratohet më vonë gjatë mbrëmjes.

Superfuqitë e botës po negociojnë mundësinë e vendosjes së një “no-fly zone” mbi shtetin e drejtuar nga koloneli Muammar Gaddafi. Burime të BBC-së konfirmuan se ushtria britanike është gati dhe pret vetëm një urdhër për të ndërhyrë.

Vendosja e një zone ndalim-fluturimi mbi Libinë do të thotë se do të përdoret forca për të penguar fluturimet e avionëve ushtarakë libianë.

Një orë më parë, kolonel Gaddafi i lëshoi një sfidë rebelëve dhe komunitetin ndërkombëtar, duke thënë se mbrojtësit e Bengazit duhet të përgatiten për luftime që në këtë natë.

Top Channel