
Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka deklaruar se Beogradi është i interesuar që sa më parë të arrihet kompromisi për Kosovën në dialogun me Prishtinën.
Bogdanovic është shprehur gjithashtu se pret që në takimet më 25 dhe 26 mars në Bruksel të mund të arrihen rezultate konkrete.
“Jemi të gatshëm për kompromis, sepse është mënyra e vetme që të zgjidhen problemet e përditshme të serbëve dhe shqiptarëve”, ka pohuar Bogdanovic.
Ai ka theksuar se për Beogradin është absolutisht i papranueshëm propozimi për autonominë e veriut të Kosovës në këmbim të njohjes së shtetit.
Ai ka nënvizuar se takimi i parë ka sjellë optimizëm tek të gjitha palët, por ka theksuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Top Channel