Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka ritheksuar se pagat për punonjësit e sektorit publik do të rriten, ashtu sic është parashikuar nga qeveria e tij, pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve.
“Dua të theksoj qartë se Kosova është shtet në tranzicion, i ri, ende pa stadin e shtetit modern dhe punëtorët deri më sot kanë jetuar me ndihma sociale. Kur të arrijmë stadin e shtetit modern ne do t’i rrisim rrogat. Ky është vendimi i duhur dhe ne do ta cojmë në Parlament”, ka deklaruar Thaci.
Ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuci ka sqaruar se me këtë vendim, qeveria nuk i kundërvihet FMN-së, e cila sugjeroi tërheqjen e tij.
“Letra e FMN i është dërguar një shteti aleat dhe në të nuk ka kërcënime. Kjo nuk na bën të relaksuar por të përgjegjshëm për të vijuar bashkëpunimin me FMN-në”, ka pohuar Kuci.
Top Channel