Thaci: Dialogu do mbyllet me sukses
16/03/2011 18:10
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur sërish bindjen e tij se procesi i ri i bisedimeve me Serbinë do të ketë një përfundim pozitiv.
“Me mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE, si dhe me qëndrimet konstruktive të Kosovës dhe Serbisë, ky proces do të mbyllet me njohjen reciproke dhe anëtarësimin në BE dhe NATO”, ka deklaruar Thaci.
Kreu i qeverisë ka theksuar se këto bisedime do të bazohen tërësisht në pakon e Marty Ahtisari dhe më tej ka komentuar edhe propozimet për një status të përkohshëm për veriun.
“Cdo deklaratë, e kujtdoqoftë, që del nga kornizat e Kushtetutës së Kosovës do të shkrihet si flluskë sapuni”, ka shtuar Thaci.
Top Channel