Iran, përleshje në burg, 9 të vdekur
16/03/2011 21:50
Të burgosur iranianë thyenë xhamat dhe i vunë flakën një burgu, ndërsa tentuan të arratiseshin, ngjarje në të cilën gjetën vdekjen nëntë persona dhe u plagosën 33 të tjerë.
Lajmi u bë i njohur nga Televizioni Shtetëror i Iranit gjatë mbrëmjes. Saktësisht, ngjarja u regjistrua në zonën e quajtur Ghezal Hesar, e ndodhur 30 kilometra në perëndimin e kryeqytetit Teheran.
Dinamika e ngjarjes është e paqartë. Organizatat e të drejtave të njeriut kanë protestuar në disa raste ndaj gjendjes së rëndë në të cilat mbahen të burgosit, të cilët bëhen objekt i abuzimeve të shumta me të drejtat e njeriut, në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Top Channel