Bisedimet, Tahiri takon të dërguarin e BE
16/03/2011 17:30
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri është takuar në Prishtinë me Robert Cooper, këshilltar i baroneshës Catherine Ashton.
Sipas një njoftimi për shtyp, gjatë takimit është diskutuar mbi përgatitjet për takimin e radhës midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Zonja Tahiri sot është takuar edhe me drejtorin për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, lidhur me raportin e fundit të këtij grupi.
Tahiri citohet të ketë thënë se, “cfarëdo propozimi për autonominë e veriut është i papranueshëm, joreal dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.
Top Channel