EULEX gëzon të drejtën për të hetuar edhe në Shqipëri. Këtë e deklaroi shefi i këtij misioni, Xavier Bout de Marnhac gjatë një seance informimi në nënkomitetin e mbrojtjes dhe sigurisë në Parlamentin Europian mbi raportin e Dick Marty.

“Bazuar ne kete raport, EULEX hapi hetimin paraprak mbi pretendimet  e ngitura aty.  Kjo do te thote se ne kete faze te hetimit, nuk ka ende te dyshuar. Por, dua te nenvizoj se prokuroret e EULEX kane juridiksion per te hetuar mbi te gjitha vendet ku ngre pretendime Zoti Marty”, tha Xavier Bout De Marnhac

Shefi i Misionit EULEX tregoi se autoritetet shqiptare, vecanërisht prokuroria, kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë në këto hetime. Problem gjatë debatit u shfaq mbi faturën financiare për mbrojtjen e dëshmitareve të mundshëm dhe familjarëve të tyre, për zhvendosjen e të cilëve jashtë Kosovës, EULEX kërkon fond të posacëm nga vendet anëtare.

“Burimet tona financiare janë të limituara. Kërkohen më shumë por këto janë shpenzime nga vendet anëtare, cfarë nënkupton se këto kapacitete janë gjithmonë të kufizuara. Një pikë tjetër e rëndësishme është programi i zhvendosjes, i tillë që ne të mund të zhvendosim dëshmitarët jashtë territorit të Kosovës”, shtoi kreu i EULEX

Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, përpiluar nga raportuesi Dick Marty hedh dyshime mbi një trafik të mundshëm organesh gjatë vitit 1999, duke përmendur si të përfshirë në këtë cështje edhe emrin e kryeministrit aktual të Kosovës.

“Ka një re të madhe mbi kreun e qeverisë së Kosoves. Ka një hije të madhe dyshimi mbi kryeministrin, së paku, për shkak të marrëdhënieve të tij me krimin e organizuar dhe këto duhen qartësuar. Ne duam të dimë cfarë po bën EULEX mbi këtë cështje, si misioni për sundimin e ligjit atje?”deklaroi eurodeputeti liberal në PE, Pino Arlacchi.

Javën e kaluar, Dick Marty raportoi me dyer të mbyllura para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian, ku u grind me disa eurodeputetë të cilët e akuzuan raportuesin e Këshillit të Europës se ka ngritur akuza të rënda të pabazuara në prova.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA