Përfaqësuesi i kabinetit të qeverisë japoneze, Yukio Amano, deklaroi se është e pamundur as për Tokion zyrtare që të kuptojë se çfarë po ndodh në këtë moment në centralin e Fukushimës.
”Zhvillimet e fundit kanë qenë shqetësuese, por ende mendojmë se mund të shmangim një ngjarje të njëjtë me Çernobilin”, theksoi Amano, në deklaratën e tij të fundit për shtyp.
”Është e vështirë të parashikosh nëse ngjarjet kontradiktore që po ndodhin aktualisht do të dëmtojnë apo përmirësojnë situatën. Për momentin askush nuk e di, shenjat janë të miksuara”.
Ndërkohë, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore deklaroi se e ka ngritur nivelin e emergjencës në shkallën e gjashtë nga shtatë, por shtoi se fatkeqësisht, ekziston mundësia që të arrijë edhe në shtatë.
Top Channel