Si për ironi, një grup përfaqësuesish të serbëve të Kosovës, i vetëquajtur Kuvendi i Komunave Serbe, ka shpallur qytetar nderi të Kosovës kryeministrin rus Vladimir Putin, kundërshtari më i fortë i pavarësisë në arenën ndërkombëtare.
Kryetari i këtij fraksioni, Radovan Nicic ka deklaruar se, vendimi është marrë në bazë të mbrojtjes së integritetit territorial që Putin i ka bërë Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Sipas Nicic, ky vlerësim do t’i jepet kryeministrit rus gjatë vizitës që ai pritet të kryejë më 23 mars në Beograd.
Putin, që deri para pak vitesh ishte president i Rusisë, paralajmëroi vendosjen e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke penguar kështu shpalljen e pavarësisë së Kosovës në këtë strukturë.
Top Channel