Kreu i komandës së NATO-s në qytetin e Napolit, admirali Samuel J. Locklear ka deklaruar sot në Kosovë se bashkëpunimi mes Aleancës dhe shtetit të ri do të vazhdojë.

“Kosova dhe NATO kanë bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe do ta vazhdojnë këtë rrugëtim. Reduktimi i trupave nuk e ul rëndësinë e KFOR-it në Kosovë”, ka pohuar Locklear pas një takimi me presidentin Behgjet Pacolli.

Nga ana e tij, Pacolli ka kërkuar që trupat e FSK-së të përfshihen në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, si dhe trajnimin e tyre në akademitë ushtarake të vendeve të NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA