Libia, G8 nuk miraton asnjë veprim

15/03/2011 21:14

Ministrat e Jashtëm të G8-s u takuan në Paris me paralajmërimin se Gaddafi mund të njihej me pasoja të ashpra, por nuk gjetën dot një marrëveshje për miratimin e një zone ndalim-fluturimi.

Gjermania dhe Rusia e kundërshtuan sot pasdite planin franko-britanik, i cili duhet të ndihmonte në ndalimin e avancimit të diktatorit në pjesën lindore të Libisë, të kontrolluar prej rebelëve.

Ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Westerwelle, paralajmëroi mbi rrezikun e “thithjes në një luftë në Afrikën e Veriut”.

Në deklaratën përfundimtare të punimeve, liderat e polikës së jashtme të tetë superfuqive i kërkuan Gaddafit që të “respektojë kërkesat legjitime të popullit libian, të drejtat e tij thelbësore, lirinë e fjalës dhe të përfaqësojë në qeverinë e tij vullnetin e vërtetë të qytetarëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA