Libi, Gheddafi akuzon: Komplot i perëndimit
09/03/2011 08:55
Gheddafi ka akuzuar fuqitë perëndimore, në veçanti Francën, se ka organizuar “një komplot kolonialist”.
“Duan të kolonizojnë sërish Libinë”, është shprehur koloneli në një intervistë për LCI.
“Është një komplot kolonialist”, ka shtuar ai.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje për me sulmet kundër Parisit, lideri libian është përgjigjur: “Do të shohim”.
Top Channel