Pakistan, autobomba vret 20 persona
08/03/2011 08:45
Të paktën 20 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një makinë-bombë shpërtheu në një pikë shpërndarjeje gazi në qytetin pakistanez të Faisalabadit.
Autoritetet lokale deklarojnë se objekti ka shkaktuar dëmtimin e disa cilindrave të gazit, duke bërë që stacioni të shpërthejë duke shkatërruar makina dhe ndërtesa përreth.
Pamjet televizive tregojnë ndërtesa që janë shembur dhe makina që vazhdojnë të digjen.
Burime të pakonfirmuara deklarojnë se shpërthimi ka ndodhur pranë zyrave të shërbimit sekret pakistanez, ISI.
Ndërkohë, autoritetet thonë se numri i vdekjeve mund të rritet pasi persona të tjerë po nxirren nga ndërtesat e dëmtuara.
Top Channel