Libia, Maroni: Amerikanët të qetësohen!
06/03/2011 10:10
“Duam që të evitojmë që Libia të kthehet në një Afganistan tjetër, por amerikanët bëjnë mirë të qetësohen paksa.”
Kjo është deklarata e ministrit të brendshëm të Italisë, Roberto Maroni.
“Është më mirë që me çështjen e Libisë të merret Europa”, shtoi ai.
Maroni kujtoi se “disa javë më parë, në Europë thonin se Italia po e ekzagjeronte me Libinë, por ja ku jemi tashmë”.
Top Channel