
Katër të arrestuar dhe 70 kilogramë kokainë e sekuestruar është bilanci i një operacioni anti-drogë të kryer nga policia italiane në disa vende të Evropës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave një pjesë e drogës, 40 kilogramë, u konfiskuan në portin e Xhenovës, ndërsa 30 të tjera në një port gjerman.
Sipas burimeve, lënda narkotike kishte si destinacion tregun e qytetit të Shën Pietërburgut, në Rusi.
Përmes operacionit të koduar me emrin “Los Ceibos”, policia arriti të godasë një grup trafikantësh amerikano-jugorë që vepronin në veri të Italisë dhe Ekuador.
Burimet shtojnë më tej se operacioni, i drejtuar nga Drejtoria e Antimafias së rajonit të Emilia Romanjës, pati sukses edhe falë infiltrimit të disa agjentëve brenda grupit kriminal.
Top Channel