Egjipt, sërish protesta

05/03/2011 01:25

Sërish protesta të dhunshme në Egjipt. Mediat ndërkombëtare raportojnë disa manifestues të lënduar gjatë një tubimi në qytetin verior të vendit, Aleksandri.

Mësohet se protestuesit ishin grumbulluar për të kërkuar shpërbërjen e strukturave të shërbimit të sigurimit të shtetit, strukturë kjo famëkeqe e mbetur që nga pushteti i ish-presidentit Mubarak.

Mijëra protestues rrethuan ndërtesën e shërbimeve të sigurisë në këtë qytetet duke e akuzuar për abuzime me detyrën. Raportohet se gjatë protestës ka patur të shtëna armësh. Gjithësesi nuk njoftohet për viktima.

Egjipti deri në shtator, kur edhe do të mbahen zgjedhjet e reja, do të udhëhiqet nga Këshilli Suprem Ushatarak që mori pushtetin pas largimit të Mubarak si pasojë e protestave popullore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA