Egjipt, nis proçesi ndaj ministrit të Mubarakut

05/03/2011 10:10

Fillon në Egjipt proçesi ndaj ish ministrit të Brendshëm, Habib al-Adli, i akuzuar për riciklim të parave publike.

Bëhet fjalë për anëtarin e parë të klanit të ish presidentit, Hosni Mubarak, që përfundon pas hekurave.

Al-Adli ishte arrestuar muajin e shkuar në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Ministri, një herë e një kohë shumë i fuqishëm, është deklaruar i pafajshëm.

Top Channel