
Protestat dhe marshimet u ndaluan në Arabinë Saudite. Ministria e Brendshme tha përmes një deklarate se, forcat e sigurisë do të përdorin të gjitha mjetet për të ndaluar cdo përpjekje që do të cekuilibronte rendin publik.
Deklarata vjen pas disa protestash nga pakica shiite në pjesen lindore të vendit, një zonë e pasur e me naftë. Muajin e kaluar mbreti Abdullah ofroi disa lëshime për të mbrojtur mbretërinë nga përhapja e revoltave.
“Ndalohet kategorikisht cdo lloj proteste apo marshimi, sepse ato bien ndesh me ligjin islamik te Sharias, vlerat dhe traditat e shoqërisë saudite. Policia është e autorizuar me ligj të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme kundër atyre që përpiqen të shkelin ligjin”, thuhet në deklaratë.
Protestat në Provincën Lindore, ku prodhohet pjesa më e madhe e naftës në vend, kërkoi lirimin e të burgosurve që sipas protestuesve janë dënuar pa gjyq.
Deklarata vjen pas rikthimit të mbretit Abdullah në kryeqytet, pas një mungese disamujore për shkak të sëmundjes së tij.
Ai ofroi 15% rritje page për nëpunësit e shtetit, si dhe fonde shtesë për shtëpitë, studimin dhe sigurinë sociale.
Top Channel