Turqi, në qershor zgjedhjet politike

04/03/2011 12:55

Parlamenti turk ka vendosur që zgjedhjet politike në Turqi të mbahen më 12 qershor.

AKP, partia e kryeministrit Erdogan dhe në pushtet që prej vitit 2002, shpreson për një mandat të tretë.

Në shtator, partia në fjalë, e cila ka një tendencë islamike të moderuar, përjetoi ripozicionimin dominues të saj në referendumin mbi reformat kushtetuese dhe sondazhet e fundit e nxjerrin në krye.

Ndërkohë, forca kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane, do të garojë me kandidatin e saj Kilicdaroglu.

Gjatë qeverisjes së saj, qeveria e Erdogan është ndodhur disa herë në vështirësi, për shkak të grushteve të shtetit të organizuara nga eksponentë të lartë ushtarakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA