Skandal me paratë e Gadafit në Britani
04/03/2011 01:20
I tronditur nga polemikat dhe skandalet për marrjen e parave nga Libia, drejtori i London School of Economics, Hauard Devis, dha dorëheqjen.
Në një deklaratë për mediat angleze, rektori shpreh keqardhjen për prishjen e reputacionit të universitetit, i polemizuar së fundmi për marrjen e 300 mijë stërlinave nga Seif Al-Islam, njëri nga djemtë e Muamar Gadafit.
Seif Al-Islam, ka mbrojtur doktoraturën në universitetin prestigjoz britanik, por një shkrim në shtypin vendas zbuloi se doktoratura e tij ishte e kopjuar.
Top Channel