
Sekretari Amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, deklaroi se Kina po merr hapa të kënaqshëm për ribalancimin e politikës së tregëtisë, edhe pse theksoi se më shumë duhet bërë.
SHBA ka akuzuar fuqimisht më parë Pekinin për mbajtjen e një inflacioni të lartë, në mënyrë që të rrisë artificialisht vëllimin e tregtisë.
Një politikë e tillë ka sjellë dobësimin e tregjeve amerikanë dhe europianë, të cilët janë përballur me një konkurrencë të pandershme.
Megjithatë, autoritetet kineze lajmëruan se do të zbusin dhe do të heqin taksat e importit për disa produkte, në mënyrë që të kënaqin kërkesat e tregut vendas.
Një vendim i tillë pritet të sjellë një efekt të menjëhershëm, në rritjen e shitjeve të produkteve të huaja në shtetin me 1,3 miliard banorë.
Top Channel