OKB: Abixhani, një zonë lufte
04/03/2011 14:15
Shtatë persona më shumë u vranë sot në kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, Abixhan, duke çuar në 365 numrin zyrtar të të vrarëve në trazirat që kanë shoqëruar krizën politike që prej nëntorit.
BBC citoi të dërguarin e OKB-së në Abixhan, Jacques Franquin, i cili përshkruante kryeqytetin e vendit të Afrikës Perëndimore si “një zonë të vërtetë lufte”.
Përfaqësitë e huaja janë tërhequr prej kohësh nga Abixhani, së bashku me misionet humanitare, monitoruese apo ndërkombëtare.
Presidenti Laurent Gbagbo refuzon të largohet nga vendi, pavarësisht se humbi në zgjedjet presidenciale të nëntorit. OKB ka paralajmëruar mbi mundësinë e shpërthimit të një lufte civile.
Top Channel